Ajri i ndotur nga vaji i djegur shkakton kancer

Ajri i ndotur nga vaji i djegur shkakton kancer

Gazetar: Adnan Qaili

Se sa mund të jetë i dëmshëm ajri i ndotur për shëndetin e njeriut flasin ekspertët.

Megjithëse ka shumë faktorë në ndotjen e ambientit që na rrethon, më të rrezikshmet janë ato të lëndëve djegëse, siç janë derivatet, shkruan Alsat.

Profesori Dejan Mirakovski, theksoi rrezikun e lartë të djegies jo adekuate të hidrokarbureve në temperatura të larta dhe lirimi i gazrave toksine në ajër.

“Vajrat duhet të digjen apo te riciklohen sipas rregullave, në masa të rrepta, në temperatura shumë të larta duke kontrolluar lirimin e gazrave dhe grimcave të padukshme. Në të kundërtën, djegia jo adekuate e atyre vajrave mund të rezultojë me lirimin e Hidrokarbureve poli aromatike, dioksinat dhe furanat që janë substancat më të rrezikshme, transmisionin e lartë të grimcave helmuese, të gjitha këto janë toksike madje edhe materie kancerogjene që janë shumë të rrezikshme për shëndetin”, tha Dejan Mirakovski, Profesor universitar.

Nga shoqatat ekologjike thonë se kundërmimi i erërave të rënda nuk është i keq vetëm për nuhatje. Sipas ambientalistit Gorian Jovanvski po të thithej ajri i ndotur për një kohë të gjatë nga djegia e vajit jashtë standardeve ekologjike, banorët do ti vuanin pasojat e rënda të shëndetit të tyre.

“Është e tepër e dëmshme si për ambientin jetësor ashtu edhe për shëndetin e njerëzve, sipas studimeve që janë bërë. Njerëzit që e bëjnë atë ndotje nuk janë të vetëdijshëm se rrezikojnë shëndetin e tyre dhe sigurisht ambientin që i rrethon. Ka arsye përse është jo legale me qëllim të mbrohet shëndeti i të gjithë neve dhe ambientit. Çdo përpjekje për përpunimin ilegal të vajit të djegur duhet të sanksionohet shumë ashpër për ti dhënë shembull çdokujt që mendon se mund lirshëm të rrezikoj ambientin jetësor”, u shpreh Gorian Jovanovski, Ambientalist.

Nga institucionet përkatëse thonë se do të kenë zero tolerancë për ndotësit e ajrit, sikurse fabrikat, makinat, amvisëritë ashtu edhe çdo ndotës tjetër individual apo kolektiv që rrezikon ambientin jetësor./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button