Akademia Pandev, në kërkim të trajnerit të ri

Skuadra e Akademia Pandevit është ndarë nga trajneri Gjorgje Stojçev, pas humbjes në shtëpi me rezultat 0-3, nga lideri i Ligës së Parë të Maqedonisë, skuadrës së Struga Trim Lum.

Kjo ishte humbja e tretë për skuadrën nga Strumica në gjashtë xhirot e para të kampionatit të Maqedonisë, në të cilën janë në pozitën e pestë me vetëm shtatë pikë, që i mjaftoi drejtuesve të skuadrës që përmes rrjeteve sociale t’i thonë lamtumirë Stojçevit.

Akademia Pandev sezonin e kaluar e përfundoi në pozitën e dytë me 64 pikë, 12 më pak se kampioni Shkupi, por këtë sezon shihet larg atyre rezultateve.

LEXO EDHE:

Back to top button