Akademia Pandev zbarkon në Poloni, gati për sfidën me Legia-n

Skuadra e “Akademia Pandev”-it, gjatë ditës së enjt, do të përballet me skuadrën e Legia Gdanjskut në raundin e parë preliminar të Ligës së Konferencës. Në stadiumin “Polsat Plus Arena”, Akademia Pandev vjen si autsajder, por me ambicie të forta për të garuar.

Ekpsedita e skuadrës nga Strumica zbarkoi sot në Polonia, ku do të ketë kohë të mjaftueshme për t’u ambientuar dhe përgatitur në Gdanjsk. Me foto në rrjetet sociale, klubi ka konfirmuar se tashmë ka arritur në këtë qytet polak dhe pritet që pas akomodimit, sonte të zhvillojnë një seancë të lehtë stërvitore.

Legia do ta presë Akademinë Pandev të enjtën në orën 20:15, ndërsa ndeshja e kthimit pas shtatë ditësh është planifikuar në orën 17:00, në qendrën stërvitore të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), “Petar Miloshevski”.

LEXO EDHE:

Back to top button