Akademik Bexheti: Një është të dizajnoni politika dhe masa, tjetër është t’i zbatoni ato
Akademik Bexheti: Një është të dizajnoni politika dhe masa, tjetër është t’i zbatoni ato
Akademik Abdylmenaf Bexheti sonte në emisionin “360”, ka thënë se Qeveria përpos që vetë duhet të jetë e përgjegjshme, ka për detyre që të përcaktojë pritshmëritë tek qytetarët por njëkohësisht edhe tek agjentët ekonomik, në kuptimin e caktuar, jo vetëm për masat, shkruan Alsat.
Ai ka thënë se një është të dizajnoni politika dhe masa, tjetër është t’i zbatoni ato.
“Përpos që vetë qeveria të jetë e përgjegjshme, ka për detyrë që të përcaktojë pritshmëritë tek qytetarët por njëkohësisht edhe tek agjentët ekonomik, në kuptimin e caktuar, jo vetëm për masat konkrete që duhet t’i ketë të destinuara dhe të targetuara por të them fasha të caktuara sociale të cilat në një mënyrë apo një tjetër do të kenë nevojë më së tepërmi dhe janë më shumë të goditura me valët e kësaj krize e në anën tjetër duhet të ketë parasysh edhe kapacitetin e institucioneve sa kanë mundësi për t’i zbatuar masat e targetuara që Qeveria i bënë. Një është të dizajnoni politika dhe masa, tjetër është t’i zbatoni ato”, u shpreh Bexheti./ Alsat.mk








