Akoma nuk dihet se cilën ditë Mickoski merr mandatin

Akoma nuk dihet se cilën ditë Mickoski merr mandatin

Gazetare: Fatlume Dervishi

Një ditë pasi presidentja Gordana Siljanovska Davkova deklaroi se mandatari do ta marrë mandatin për formimin e qeverisë javën e ardhshme, as nga VMRO-DPMNE-ja nuk potencojnë se cilën ditë kjo mund të ndodhë. Ata mbeten në deklarimet e ditëve të fundit se negociatat mes partnerëve të ardhshëm të koalicionit janë nga fundi.

“S’mund të them asgjë më shumë nga ajo që edhe deri më tani është thënë publikisht ose në komunikatën që dërguam te mediat. Kur të ketë ndonjë hap të ri, sigurisht se do ta kumtojmë për qytetarët”, tha Naum Stoillkovski, VMRO-DPMNE.

Një ditë më parë, nga VLEN deklaruan se për çdo ditë po e rrisim nivelin e besimit të ndërsjellë dhe procesi i negociatave vazhdon të zhvillohet me vullnet të mirë dhe intensitet të lartë. Kurse nga ZNAM thanë se presion që Mickoski të marrë mandatin për të zyrtarizuar marrëveshjen mes tyre. Numri i përgjithshëm i deputetëve të të tre subjekteve që pritet të bashkëqeverisin është 58 megjithatë ata kanë biseduar hapur për mundësinë e rekrutimit të deputetëve të tjerë nga radhët e partive që me konstituimin e Kuvendit, u konstatua se do të jenë në opozitë.

Fronti Evropian nga ana tjetër, ka thirrur mbledhje të strukturave partiake dhe përfaqësuese të koalicionit për nesër. Agjenda e takimit dhe pikat e rendit të ditës nuk janë bërë të njohura. Ata ditë më parë thanë se me marrëveshjen mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it shkelet legjitimiteti i përfaqësimit të shqiptarëve, bëhet majorizim dhe cenohet Marrëveshja e Ohrit./Alsat.mk

 

https://ëëë.youtube.com/ëatch?v=N_O3_RitbUë&t=2s

LEXO EDHE:

Back to top button