Akrapoviç: Jemi në rrugën e mbarë

Trajnerit i Shkëndijës, Bruno Akrapovic, konsideron se është një fitore e pritur ajo ndaj Boecin (3-0), por që e gëzon paraqitja e mirë e mbrojtjes dhe mesfushës, të cilët kanë plotësuar të gjithë kërkesat e tij, para fillimit të përballjes në Tetovë. Trajneri i kampionit aktual, beson se kjo është një nismë e mirë e një serie të rezultateve pozitive, me të cilat do të bashkangjitet kreut dhe garës për titullin kampion.

Ky është qëllimi ynë që të hyjmë në një seri pozitive që të grumbullojmë pikët, të cilat na kanë munguar dhe deri në dimër të perfeksionojmë lojën tonë dhe të bashkangjitemi ekipeve që janë në kreun e tabelës. Ky ëhstë qëllim ynë dhe poashtu të stabilizohemi, të shpërblejmë vetën, se ekipi mund të bëj këtë gjë. Kemi shumë lojtarë që mund të bëjnë këtë. Mirëpo në ato oscilime në lojë, duhet të gjejmë variantin më të mirë për kundërshtarin e radhës dhe të gjëjmë 11 -shin më të mirë të cilët duhet të përgjigjen detyrave, ndërsa këta të tjerët të luftojnë për tu inkuadruar në lojë. Ky është qëllimi im si trajner dhe besoj se jemi në rrugë të mbarë, tha mes tjerash Akrapoviç.

Skuadra e Shkëndijës, në kuadër të javës së 9-të të Ligës së Parë Futbollistike të Maqedonisë, shënoi fitore të lehtë ndaj Borecit, duke e mundur me 3-0. Të tre golat u shënuan në pjesën e parë, falë realizimit nga Dorievi dhe dy golave nga Sindrit Gurri.

LEXO EDHE:

Back to top button