Kane: Të qëndrojmë së bashku si skuadër

Sulmuesi anglez Harry Kane ka insistuar që tani është koha për Tottenham të qëndroj prapa trajnerit Nuno Espirito Santo, dhe t’i rikthehet rezultateve pozitive në Premier Ligën angleze. Mbrëmë, në kuadër të Ligës së Konferencës, Kane u inkuadrua në pjesën e dytë të ndeshje kundër skuadrës së Muras, ku shënoi tre gola në fitoren 5:1 të skuadrës së tij.

Po ashtu, Kane u bë lojtari i parë i Tottenham që ka shënuar tre gola në një ndeshje si rezervist, ku i fundit që e bëri këtë gjë ishte Ronny Rosenthal në FA Cup në vitin 1995.

“Ne si lojtarë dhe staf duhet të qëndrojmë së bashku dhe të punojmë shumë. Forma jonë momentale nuk është e mirë, por na duhet që të rikthehemi më të mirë në ndeshjen e radhës”, tha Kane.

“Çdo sulmues dëshiron që të shënojë gola. Të them të drejtën nuk e prisja inkuadrimin sot, por është gjë e mirë të luash. Kudo që e sheh topin, dhe ta godasësh direkt në portë është një ndjenjë tejet e mirë. Shpresoj shumë që ta përsërisim këtë paraqitje edhe në vikend”, shtoi ylli anglez.

Tottenham i rikthehet ndeshjeve në Premier Ligën angleze këtë vikend, ku do të zhvillojë ndeshje si vendas kundër skuadrës së Aston Villas.

 

LEXO EDHE:

Back to top button