Nisja e vjeshtës ka shtuar numrin e të prekurve nga virusi stinor

Ndryshimet e motit kanë rritur numrin e fëmijëve të prekur nga virusi stinor. Mjekët thonë se megjithatë, fluksi nuk është ai që ishte para pandemisë ku në këtë periudhë të vitit, numri i fëmijëve të prekur nga gripi ishte shumë më i lartë, ndërkaq shumë prej tyre përfundonin me komplikime të rënda në organet e frymëmarrjes.

Fillojmë në kushte shtëpiake trajtimin në fillim, gjë që këshillohet me lëngje, çaj e vitamina, e shohim se nuk shkon, gjendja përkeqësohet ka një koll të rëndë e shohim se paraqitet temperaturë, atëherë nuk këshillohet të pritet por direkt te mjeku amë duhet të paraqitet. Gripi sezonal mund të paraqitës edhe pneumoni, me infeksion të rrugëve të frymëmarrjes së poshtme dhe me temperature të larta të cilat patjetër duan një trajtim më të sofistikuar mjekësor – deklaroi Florina Hoxha, Mjeke.

Mjekët rekomandojnë që edhe kur fëmijët janë të prekur nga gripi, të dilet për ecje në natyrë por duke shmangur grupimet me njerëz.

Realisht, izolimet tash në këtë kohë ne i sugjerojmë patjetër për shkak të Kovidit dhe situatës që është krijuar. Por dhe të mbahet fëmija I izoluar është shumë vështirë, kështu që një shëtitje në park ku nuk ka grupime të mëdha, për një ajër të pastër të dilet pse jo – tha Florina Hoxha, Mjeke.

Konsumimi i sa më shumë lëngjeve, vitaminave si dhe shmangia e ambienteve të mbyllura dhe të pa ajrosura janë rekomandimet e mjekëve për parandalimin e virozave që karakterizojnë këtë periudhë të vitit.

Vjollca Aliti

LEXO EDHE:

Back to top button