Aksident i katërfishtë në Durrës/ Disa persona të lënduar, midis tyre edhe fëmijë
Aksident i katërfishtë në Durrës/ Disa persona të lënduar, midis tyre edhe fëmijë
![](https://alsat.mk/wp-content/uploads/2024/05/IMG_2052-780x470.jpeg)
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në zonën e “Plepave” në Durrës.
Gazetari i ABC News, Leonidha Musaj raporton se janë përplasur katër automjete. Si pasojë e aksidentit, janë plagosur 9 persona, midis tyre edhe fëmijë.
Një grua që ndodhej në një prej automjeteve, ndodhet në gjendje të rëndë.
Policia ndodhet në vendngjarje.