Aksident i rëndë në aksin Milot- Mamurras, ndërron jetë një grua

Aksident i rëndë në aksin Milot- Mamurras, ndërron jetë një grua

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin e autostradës Milot- Mamurras.

Një makinë e cila po udhëtonte në drejtim të Rinasit ka dalë nga rruga duke u përplasur me një objekt, për pasojë një person ka humbur jetën gjatë rrugës në spital.

Në mjet udhëtonin një çift bashkëshortësh dhe fëmijët.

Autoambulanca e Laçit pas aksidentit ka dërguar të plagosurit për në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa gruaja nuk ka mundur të shpëtojë, ndërsa polici po heton shkaqet e plota të këtij aksidenti.

Viktima është identifikuar si Prena Gjetani 56 vjeç nga Fushë Miloti.

LEXO EDHE:

Back to top button