Aksident mes një traktori dhe makine në Haraçinë, raportohet për viktimë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se një 62-vjeçari nga Haraçina, shofer i traktorit, ka ndërruar jetë në aksidentin e mbrëmjes së djeshme në rrugën rajonale Shkup-Kumanovë, përcjell Alsat. 62-vjeçari fillimisht është dërguar në Klinikën e Qytetit të Shkupit “Nënë Tereza”, ku rreth orës 21:10 ka ndërruar jetë nga plagët e marra.

“Aksidenti ka ndodhur mes një makine “VW Golf”, me targa të Shkupit që po drejtohej nga 28-vjeçari M.M. nga fshati Haraçinë dhe vozitësi i traktorit, 62-vjeçari S.S., gjithashtu nga Haraçina”, njoftojnë nga MPB.

Autoritetet e rendit gjithashtu informojnë se në aksident është lënduar edhe një grua dhe dy fëmijë, që ishin brenda makinës.

LEXO EDHE:

Back to top button