Mediat, NBA do të legalizojë marihuanën!?

Sipas gazetarit të mirënjohur amerikan, Adrian Vojnarovski, nga edicioni i ri basketbollistët në NBA nuk do t’i nënshtrohen testimeve për marihuanë. Liga më e fortë e basketbollit në botë nuk e konsideron marihuanën si subastancë ileagale, andaj do të lejohet përdorimi i saj.

Sindikata e Lojtarëve të NBA-së, “NBPA”, ka konfirmuar se NBA nuk do të kërkojë testimin e lojtarëve për konsumim të marihuanës.

Megjithatë, lojtarët do të vazhdojnë të testohen, pasi jo të gjitha substancat narkotike janë të lejueshme. Sezoni i ri në NBA nis më 19 tetor.

LEXO EDHE:

Back to top button