Aksident në Prishtinë, 7 persona të lënduar

Shtatë persona kanë mbetur të lënduar sonte rreth orës 19:00 në Prishtinë si pasojë e një aksidenti në në lagjen Kodra e Trimave. Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar,  zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka treguar se në aksident kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Të lënduarit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

”Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim në lidhje me aksidentin”, ka thënë Ahmeti.

LEXO EDHE:

Back to top button