Aksident në Turqi, kamion përplas çfarë gjen përpara, 12 viktima

Aksident në Turqi, kamion përplas çfarë gjen përpara, 12 viktima

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në provincën e Hatay në Turqi, ku të paktën 12 persona humbën jetën dhe 31 të tjerë mbetën të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, një kamion doli nga kontrolli dhe kaloi në anën tjetër të rrugës pranë qytetit Belen, për të përplasur më pas dhjetëra makina që ndodheshin në radhë pranë një pike karburanti.

Përplasja e fuqishme bëri që disa nga mjetet, përfshirë dy furgonë me pasagjerë të shpërthenin në flakë, përfshirë këtu dhe kamionin.

Dhjetëra zjarrfikës dhe ambulanca shkuan në vendngjarje, teksa shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta.

Të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, shumë prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore, çka mund të bëjë që bilanci i viktimave të rëndohet dhe më tej.

Në vendngjarje shkoi dhe ministri i Shëndetësisë, Koca i cili iu shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe premtoi se mjekët do të bëjnë gjithçka që do të nevojitet për të lënduarit.

 

LEXO EDHE:

Back to top button