Aksident trafiku në Afganistan, 21 të vdekur

Aksident trafiku në Afganistan, 21 të vdekur

Një aksident trafiku në jug të Afganistanit la 21 persona të vdekur dhe dhjetëra të lënduar.Përplasja në autostradën Kandahar-Herat përfshiu një motoçikletë, një kamion karburanti dhe një autobus, tha Sher Mohammad Ëahdat, kreu i departamentit të informacionit për qeverinë provinciale të Helmandit, duke shtuar se 38 persona u lënduan, raporton Reuters.

Aksidentet e trafikut janë të zakonshme në Afganistan, me infrastrukturë të dobët të përkeqësuar nga dekadat e luftës që përfundoi kur trupat e huaja u larguan në 2021 dhe talebanët morën kontrollin.

Provinca jugore e Helmandit, një bastion i talebanëve gjatë luftës, pati disa nga luftimet më intensive të vendit.

LEXO EDHE:

Back to top button