Besnik Tahiri: Albin Kurti ka rrezikuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Besnik Tahiri: Albin Kurti ka rrezikuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, akuzon kryeministrin Albin Kurti se e ka rrezikuar partneritetin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dy ditë pas vizitës së emisarit amerikan, Gabriel Escobar në Kosovë, shefi i deputetëve të AAK-së, është skeptik se do të ketë progres në dialog gjatë këtij viti, derisa thotë se Kurti ka gabuar që s’ka propozuar një draft-statut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Duke folur për raportin e shërbimeve inteligjence amerikane, ku përmendet mundësia e konflikteve ndër-etnike në Ballkanin Perëndimor, Tahiri thotë se Kosova nuk është e rrezikuar prej qytetarëve serbë në vend, por nga ambiciet luftënxitëse të Serbisë.

“Retorika luftënxitëse buron nga Serbia, respektivisht edhe nga Dodiku në Bosnje, veçanërisht e konfliktit ndër-etnik. Në Serbi asnjëherë nuk janë shuar kërkesat, ëndrrat dhe synimet politike për botën serbe. Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe unioni evropian duhet të jenë shumë të kujdesshëm, pasi ajo retorik e ka një burim, një rrënjë. Është në një nacionalizëm ekstrem që ka shkaktuar luftëra dhe që me miliona njerëz kanë lëshuar vendet e veta të jetesës dhe me qindra mijëra njerëz kanë vdekur nga kjo retorikë luftënxitëse e Serbisë…Kosova nuk ka rrezik prej qytetarëve serbë që jetojnë në Kosovë. Kosova është e rrezikuar prej ambicieve luftënxitëse të një bote serbe dhe të një Serbie të madhe të gjeneruar në Beograd”, tha Besnik Tahiri, AAK.

LEXO EDHE:

Back to top button