Gazetare: Amila Rashiti
Ish – drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit në Shqipëri, Vlora Hyseni, është shoqëruar nga forca të shumta policie për në Zyrat e Gjykatës së Posaçme dhe në seancën e sotme pritet ti komunikohet masa e sigurisë.
Gjatë kalimit nga rruga drejt godinës, Hyseni ndaj pyetjes së gazetarëve nëse shtetasit Ergys Agasi i janë kaluar nga ana e saj dokumente të klasifikuara ajo iu është kthyer gazetarës me një pytje tjetër.
“Si kalon ti në takime me agjentët serb në dhomat e hotelit Rogner”, tha Vlora Hyseni, ish-drejtuese e SHISH
Seanca e sotme është zhvilluar me dyer të mbyllura vetëm me prezencën e të dyshuarës dhe Avokatit të saj, Kastriot Selita, duke mos lejuar praninë e mediave brenda seancës.
Vlora Hyseni ishte drejtuese e SHISH për tre vite dhe tani ajo po hetohet për dy veprat penale “zbulimi i akteve sekrete” dhe “përkrahja e autorit të krimit” në kuadër të procedimit penal ndaj Ergys Agasit. Ajo u dorëzua në mbrëmjen e së martës në pikën doganore të Morinës dhe iu komunikua masa e sigurimit “arrest në shtëpi”. Menjëherë pas vendimit për “arrest ne shtëpi”, kryeministri Edi Rama e shkarkoi Hysenin nga pozita e drejtueses së SHISH, ndërsa dekreti u firmos edhe nga Presidenti Bajram Begaj. Pasi pozita e kreut të Shërbimit Informativ të Shtetit ishte bosh, Elvis Lila, mori kompetencat e drejtorit./Alsat.mk








