Të dielën marsh në Sheshin “Skënderbeu”, organizatorët ftojnë shqiptarët në protestë

Në kundërshtim të vendimit të dhomave të Specializuara të Hagës, ndaj ish krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi, Këshilli Organizativ i Marshit Protestues, paralajmëroi marsh të qetë protestues për ditën e diel, në sheshin Skënderbeu në Shkup. Organizatorët u bënë thirrje qytetarëve, veteranëve, familjet e dëshmorëve dhe partitë politike shqiptare që t’i bashkohen marshit, të cilin e kanë cilësuar si marsh paqësor dhe qytetar.

” Në emër të Këshillit Organizativ, u bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve që të bashkohen në Marshin Protestues, të dielën më 27 shtator, në ora 14:00 në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Ky marsh organizohet si shprehje publike e kundërshtimit ndaj vendimit të padrejtë të Dhomave të Specializuara ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-dhe krerëve shtetërorë të Republikës së Kosovës: Hashim Thaçit, Jakup Krasniqit, Kadri Veselit dhe Rexhep Selimit. U bëjmë thirrje të gjitha partive politike shqiptare, pa dallim, që t’i bashkohen marshit. Kjo nuk është çështje e një partie apo grupimi politik, por një çështje që prek një pjesë të rëndësishme të historisë sonë të përbashkët.” Deklaroi Fexhri Asipi./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button