Aksident tragjik me 70 makina, të paktën 5 viktima

Të paktën 5 persona kanë humbur jetën në një aksident ku u përfshinë 70 makina, në qytetin Fort Uorth në Teksas, SHBA. Sipas policisë lokale aksidenti tragjik dhe masiv ndodhi për shkak të kushteve të rënduara atmosferike në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Për shkak të temperaturave të ulëta, segmente të tëra rrugore ishin mbuluar me ngrica të enjten në mëngjes. Autoritetet u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve por edhe këmbësorëve të bëjnë kujdes për shkak se akulli i ka bërë edhe trotuaret shumë të rrëshqitshëm.

Si pasojë e aksidentit, autostrada I-35 u bllokua në të dy drejtimet, për të mundësuar pastrimin e rrugës.

LEXO EDHE:

Back to top button