Aksident tragjik në Greqi, raportohet për viktima dhe të plagosur

Një aksident automobilistik tragjik ka ndodhur në Greqi në orët e para të së premtes. Mediat raportojnë se një automjet që po transportonte emigrantë është përplasur në Egnatia Odos dhe për pasojë, shtatë persona kanë humbur jetën dhe shtatë të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende. Të lënduarit janë dërguar në spital ndërsa nuk janë identifikuar ende viktimat. Sipas informacioneve paraprake të policisë, bëhet fjalë për transport emigrantësh të paligjshëm.

Automjeti drejtohej nga një shtetas moldav i cili po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara për të dalë nga Egnatia, por gjithçka përfundoi në mënyrë tragjike. /abcnews.al/

LEXO EDHE:

Back to top button