Aksident tragjik në Malajzi, të paktën 15 viktima dhe dhjetëra të plagosur
Aksident tragjik në Malajzi, të paktën 15 viktima dhe dhjetëra të plagosur

Të paktën 15 persona humbën jetën dhe më shumë se 30 të tjerë u plagosën, pasi një autobus që transportonte studentë u përplas me një furgon pasagjerësh në një autostradë në Malajzi.
Ekipet e emergjencës i erdhën në ndihmë të lënduarve.
“Autobusi u përmbys dhe furgoni i pasagjerëve ra në një hendek. Disa persona arritën të çliroheshin, të tjerë u hodhën jashtë, ndërsa disa mbetën të bllokuar brenda autobusit”, thanë ekipet e shpëtimit që ndodheshin në vendngjarje.