Aksident zingjiror në SHBA, përplasen 40 automjete

Një aksident zingjiror që përfshiu rreth 40 automjete në Iowan qendrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bllokuar këtë rrugë.

Autoritetet e Iowas mbyllën korsitë e saj në lindje të Njutonit pas aksidentit që ndodhi si pasojë e të reshurave të dendura të borës.

Zëdhënësi i Departamentit të Transportit të Iowa-s Andrea Henry tha se janë raportuar disa dëmtime serioze gjatë përplasjes por jo raste të vdekjes, raporton AP.

Zyrtarët u bëjnë thirrje shoferëve të qëndrojnë larg rrugëve në pjesën më të madhe të kësaj zone sepse ata ishin kryesisht të mbuluar me dëborë të enjten.

LEXO EDHE:

Back to top button