Aksident zinxhiror, përfshihen 42 automjete në një autostradë të Hungarisë

Aksident zinxhiror, përfshihen 42 automjete në një autostradë të Hungarisë

Dhjetëra automjete u përfshin në një aksident në Hungari, duke shkaktuar lëndime të shumta derisa disa prej veturave u përfshinë nga flakët.

Policia tha se përplasja, që përfshinte pesë kamionë dhe 37 automjete të tjera, ndodhi në autostradën M1 rreth 25 kilometra në perëndim të Budapestit.

Si rrjedhojë e kësaj përplasjeje 19 automjete morën flakë derisa thuhet se 36 persona pësuan lëndime, përfshirë një që ishte në rrezik për jetë dhe 13 që ishin në gjendje të rëndë, tha policia.

Drejtoria Kombëtare e Hungarisë për Mbrojtjen nga Fatkeqësitë tha në një deklaratë se zjarret ishin shuar dhe se katër helikopterë të shpëtimit, si dhe ekipe zjarrfikëse dhe shpëtimi nga shumë qytete afër kishin mbërritur në vendngjarje për të trajtuar të lënduarit.

Autoritetet bllokuan trafikun në të dy drejtimet e autostradës M1 ndërsa operacionet e rikuperimit dhe pastrimit vazhduan deri në mbrëmje.

Zëdhënësi i shërbimit kombëtar të ambulancës Pal Gyorfi nuk dha ndonjë deklaratë rreth asaj se çfarë e shkaktoi.

Operatori i autostradave të Hungarisë, “Hungarian Concession Infrastructure Development Plc.”, shkroi në një postim në Facebook se një stuhi e lokalizuar pluhuri mund të ketë shkaktuar një shkallë të papritur të dukshmërisë.

LEXO EDHE:

Back to top button