Aksidenti i tmerrshëm në Bullgari – Pamje nga vendi i ngjarjes

Aksidenti tragjik që ndodhi në orët e para të mëngjesit në Bullgari ku jetën e humbën 46 pasagjerë kryesisht shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndërsa 7 të tjerë i shpëtuan kësaj tragjedie duke u hedhur nga dritaret e autobusit, shkruan Alsat.

Alsat, raporton nga vendi i ngjarjes, ku sjellë pamje nga vendi ku ndodhi aksidenti i rëndë dhe deri tani kjo tragjedi po llogaritet si njëra ndër tragjeditë më të mëdha në historinë e vendit tonë. Deri tani po raporohet që numri më i madh i viktimave është nga Komuna e Studeniçanit. Qeveria e vendit tonë shpalli 3 ditë zie në të gjithë territorin si dhe flamujt janë ulur në gjysëm shtizë, ditë zie shpali edhe Komuna e Bllagoevgradit në territorin e të cilës ndodhi tragjedia./ Alsat.mk

 

LEXO EDHE:

Back to top button