Një aksident tragjik ka ndodhur në Rumani duke marrë jetën e shtatë tifozëve, që ishin tifozë të PAOK-ut. Ngjarja e rëndë ndodhi në Rumani, pasi grupi i tifozëve kishte marrë rrugën nga Greqia për në Francë ku PAOK-u do të sfidojë Lionin.
Ndeshja është rezervuar për më 29 janar, pikërisht të enjten dhe vlen për Ligën e Europës. Raportohet për shtatë të rinj që ndërruan jetë, ndërsa dy prej tyre po luftojnë për jetën në gjendje të rëndë. Ndërkohë që vetëm një tjetër ka mbijetuar me plagë të lehta.
Pamjet e rënda janë shpërndarë, që tregojnë mini-furgonin pasi kryen një parakalim. Dhe pse shoferi kishte kohën e nevojshme për t’u kthyer në korsinë e tij, mbetet e pashpjeguar arsyeja e përplasjes.Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur botën e futbollit në Greqi.








