“Osimhen është lojtar i nivelit botëror, anësorët janë shumë të shpejtë”

Pep Guardiola foli në konferencë për shtyp në prag të sfidës së  Ligës së Kampiomnëve ndaj Gallatasarajit.

 

“Do të preferoja të kishim më shumë pikë, por për atë që kemi bërë i meritojmë këto 13 pikë”.

 

Sa i përket diferencës së golave?

 

“Do ta kuptojmë pas 5 ose 10 minutash çfarë ndeshjeje do të jetë dhe si ta menaxhojmë”.

 

Bernardo Silva?

 

“Është lojtar kyç, intuitiv, bën atë që kërkon ndeshja. Driblon, e do topin dhe në momentet e vështira shquhet për qëndrimin. E dija se do të bëhej i madh”.

 

Objektivat?

 

“Mendoj vetëm të fitojmë. Kampionati turk ka lojtarë të jashtëzakonshëm, do të na duhen tifozët”.

 

Erling Haalandi?

 

“Ka nevojë për skuadrën. Nëse krijojmë më shumë, ai do të shënojë”.

 

Rreziku kryesor i kundërshtarit?

 

“Cilësia. Osimhen është lojtar i nivelit botëror, anësorët janë shumë të shpejtë. Galatasaray është një nga klubet më të mëdha të Turqisë”.

LEXO EDHE:

Back to top button