Aksidentohet autobusi me fëmijë në alpet franceze, 21 të lënduar

Aksidentohet autobusi me fëmijë në alpet franceze, 21 të lënduar

Një autobus që transportonte 40 nxënës të shkollës fillore është rrëzuar në Alpet Franceze. Mediat e huaja raportojnë se autobusi me nxënës po kthehej nga një udhëtim në Alpe, ku ra në një shpat të pyllëzuar. Të plagosur rëndë ka mbetur shoferi dhe shoqëruesi i tij.

18 fëmijë dhe një i rritur janë trajtuar në spital për lëndime të lehta, tha Fabien Mulyk, kryebashkiak i qytetit të Corps, ku ndodhi incidenti. “Ata të gjithë janë mirë,” tha ai për Associated Press. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për shkaqet e aksidentit.

Kryebashkiaku tha se “skenari më i mundshëm” është që shoferi të ketë pasur ndonjë problem shëndetësor. Zyrtarët lokalë thanë për mediat franceze se kushtet e motit ishin të mira kur autobusi doli nga rruga dhe nuk kishte akull apo borë në pjesën ku u përplas autobusi.

LEXO EDHE:

Back to top button