(Video) Aksion policorë në disa lokacione në Shkup, dhjetëra persona privohen nga liria

Mbrëmë, pas udhëzimeve të prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, zyrtarë të MPB-së kanë kryer një aksion të koordinuar policor në disa lokacione të Shkupit. Gjatë aksionit u privuan nga liria dhjetë persona, u shkatësua një grup kriminal ndërkombëtar, anëtarët e të cilit, përveç shtetasve tanë, ishin edhe shtetas shqiptarë dhe kosovarë. Grupi merrej me tregtinë dhe shitjen e paligjshme të lëndëve narkotike, duke organizuar transportin e marijuhanës nga Shqipëria përmes Kosovës drejt vendit tonë, për ta transportuar më tej drejt Turqisë, shkruan Alsat.

Gjegjësisht, gjatë natës në rrugën lokale për fshatin Sopishtë policia ka ka ndaluar dy vetura, gjatë kontrollit në bagazhin e njërit nga automjetet u gjet një qese me 27 pako marijuhanë, ndërsa mjeti tjetër kishte për detyrë të raportonte praninë e patrullave policore, pra kishte rolin e “pastruesit”. Të dy personat janë ndaluar dhe lënda narkotike është konfiskuar. Në të njëjtën kohë, në një udhëkryq pranë Qendrës Tregtare në zonën e Bit Pazarit, efektivët e policisë arrestuan tre persona të cilët transportoheshin me një mjet motorik, mes të cilëve një shtetas shqiptar dhe një person u arrestua në vendbanimin Gjorçe. Petrov. Njëkohësisht në dalje të pikës kufitare – Bllacë, policia kufitare ka arrestuar një shtetas të Kosovës në tentativë për arratisje nga vendi.

Gjatë kontrollit në dy lokacione në fshatin Patishka Rekë, janë gjetur 26 pako me marijuhanë, si dhe janë privuar nga liria dy persona për të cilët me urdhër të gjykatës janë lëshuar urdhër-arrest qendror për dënim të formës së prerë prej 2 vjet burg dhe masa shtesë.

Janë kryer bastisje në disa lokacione në Shkup, në fshatrat Nikishtan, në lagjen Karposh dhe Bit Pazar, ku janë gjetur lëndë të lidhura me krimin. Sipas vlerësimeve fillestare, droga e sekuestruar kap vlerën e mbi 200 mijë eurove.
Prokurori Publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit gjatë ditës së sotme do të sjell Urdhër për kryerjen e hetimeve ndaj dhjetë personave për veprën penale – Prodhim dhe shpërndarje e paautorizuar e narkotikëve. Të dyshuarit sot do të paraqiten para gjykatësit në procedurë paraprake në Gjykatën Themelore Penale – Shkup. Duke marrë parasysh se janë plotësuar kushtet, prokurori kompetent nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit do t’i propozojë gjykatës që të dyshuarve t’u caktohet masa e paraburgimit./Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button