Aksioni i madh policor – Goditet grupi i organizuar kriminal, i dyshuar për tregti me lëndë narkotike

Aksioni i madh policor – Goditet grupi i organizuar kriminal, i dyshuar për tregti me lëndë narkotike

Gazetar: Adrian Kerimi

Policia ka bastisur disa lokacione në nivel të Shkupit dhe më gjerë. Jo zyrtarisht bëhet fjalë për një grup të organizuar kriminal i dyshuar për tregti me lëndë narkotike, shkruan Alsat.

Burime nga MPB-ja bëjnë të ditur se bëhet fjalë për përpunimin dhe tregtinë me kokainë dhe marijuhanë, duke mos dhënë më tepër informacion për shkak të sekretit hetimorë.

Aksioni i Departamentit për krim të organizuar është shtrirë në Haraçinë, Nerez dhe Radushë, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se janë bastisur edhe lokacione të tjera, punëtori dhe depo ku janë mbajtur lëndët narkotike.

Një burim brenda grupit hetimor i tha televizionit Alsat se bëhet fjalë për sasi e lëndës narkotike e cila ishte e destinuar për në tregjet ndërkombëtare, pa potencuar konkretisht kanalin dhe strukturën e grupit të organizuar kriminal. Nuk dihet nëse brenda të dyshuarve ka edhe shtetas të huaj ose jo.

Ministria e Brendshme bën të ditur se aksioni është duke vijuar, ndërsa informacionet e para do të kumtohen më së voni të shtunën./ Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button