Aksioni i madh policor në Tetovë dhe Ohër, ka persona të ndaluar
Aksioni i madh policor në Tetovë dhe Ohër, ka persona të ndaluar

Konfirmohet nga Prokuroria Themelore Publike se po zhvillohet aksion i madh policor në rajonin e Tetovës e gjithashtu edhe në Ohër.
“Nën udhëheqjen e prokurorit publik nga Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit është duke u zhvilluar aksion i madh policor në rajonin e Tetovës dhe Ohrit. Po kryhen bastisje në disa lokacione, ka edhe persona të ndaluar. Me detaje të aksionit MPB dhe PPKOK do të dalin gjatë ditës”, thonë nga Prokuroria./ Alsat.mk