Aktivë 2.995 raste me Covid-19, më shumë në Shkup

Covid 19 Maqedoni


Numri i rasteve aktivë me Covid-19 në vend edhe më tej mbahet në rreth 3.000, nga të cilët më shumë janë në Shkup, Kumanovë, Gostivar, Shtip dhe Tetovë. Pa raste aktive me koronavirus janë vetëm Krusheva dhe Vallandova.

Në bilancin disa ditor treshifror të të infektuarve, dje u regjistrua numër më i vogël i të infektuarve të rinj 78, por u bënë edhe më pak testime 860. Janë shëruar 40, ndërsa katër persona e kanë humbur jetën. Deri më tani në vend janë bërë gjithsej 138.325 testime. Nga fillimi i epidemisë janë evidentuar 13.673 raste pozitive me Covid-19, janë shëruar 10.150 ndërsa 568 kanë vdekur.

Numri i rasteve aktive për momentin arrin 2.995. Më shumë ka në Shkup 876, Kumanovë 340, Shtip 258, Gostivar 312, Tetovë 172, Strugë 140, Kavadar 101, Kërçovë 100, Dibër 77, Shën Nikollë 65, Prilep 63, Ohër 59, Manastir 55, Vinicë 41, Veles 33, Makedonski Brod 36, Koçan 30, Berovë 30, Dellçevë 29, Demir Hisar 27, Gjevgjeli 24, Strumicë 22, Probishtip 21, Negotinë 14, Kriva Pallankë 12, Radovish 11, Pehçevë 4, Kratovë 2, Resnje 1, ndërsa Krushevë dhe Vallandovë nuk ka asnjë rast.

Gjithsej 319 pacientë janë të hospitalizuar, nga të cilët në mbështetje me oksigjen janë 39, ndërsa shtatë janë në ventilim mekanik.

Kompetentët sërish apelojnë që të respektohen masat dhe protokollet e vendosura, të mbahen maska dhe të mbahet distanca e nevojshme.

LEXO EDHE:

Back to top button