fbpx

Bartomeu nis bisedat, i pari është holandezi Kuman


Presidenti i Barcelonës Josep Bartomeu ka filuar bisedat me kandidatët për stolin e ksuadrës kataloanse. I pari që u rreshtua është Ronald Kuman dhe ai nuk është i vetmi në listë, por ka më shumë mbështetës brenda dhe jashtë klubit blaugrana.

Bartomeu ka nisur personalisht bisedimet me Koeman dhe e ka pyetur nëse do të ishte i gatshëm të merrte në dorë skuadrën e parë të Barçës, duke marrë parasysh rrethanat aktuale. Sidoqoftë, ardhja e tij e mundshme në “Camp Nou” nuk është e lehtë.

Fillimisht ai ka një kontratë me kombëtaren hollandeze. Është e vërtetë që ekziston një klauzolë largimi për të shkuar te Barça… pas Kampionatit Evuopian për ekipet kombëtare. Tani duhet të jetë Kuman, ai që vendos dhe negocion largimin nga Hollanda për të kaluar në “Camp Nou”.

Ndërkohë, Kuman nëse është vërtet i interesuar të marrë drejtimin e Barçës tani, me spastrimin që duhet bërë në skuadër dhe me klubin pa para për të bërë blerje të mëdha.

Dhe një fakt thelbësor. Kuman nuk do të vijë vetëm për dhjetë muaj. Ai do të largohej nga Hollanda vetëm për një projekt sportiv afatgjatë dhe me një autoritet të plotë vendimmarrës. Nëse Bartomeu nënshkruan me Koeman për tre vite, ai do të hipotekojë politikën sportive të presidentit tjetër të Barcelonës.

LEXO EDHE:

Back to top button