fbpx

Konte: Nuk jemi shpëtimtarë të kombit


Sytë e italianëve janë kthyer tek Interi, pasi Juventusi ra ndaj Lion-it dhe Napoli humbi ndaj Barcelonës në 1/8 finale të Ligës së Kampionëve. Edhe Atalanta u përkul para PSZH-së në çerekfinalen e të njëjtit kompeticion. “Zikaltrit” janë shpresa e fundit të Italisë për një trofe europian këtë sezon, por Antonio Konte hodhi poshtë nocionin që ata po luajnë për kombin.

“Ne nuk e konsiderojmë veten shpëtimtarët e vendit, kemi bërë rrugëtimin tonë pa i shikuar të tjerët. Qëllimi ynë është të përmirësohemi. Personalisht, nëse do të kishim një sukses europian, do të isha i lumtur për klubin, jo për veten time. Nuk po mendoj për rekordin tim personal, por për klubin që vendosi të më punësojë,” ka thënë mes tjerash Konte.

Interi po kalon në gjysmëfinale të një kompeticioni europian për herë të pare nga sezoni 2009-2010, kur fitoi “tripletën” historike. Konte e përshkroi Shakhtar, kundërshtarin në gjysmëfinale të Ligës Evropa  si “një ekip plot me lojtarë të talentuar”, duke thënë se “Inter do të tregojë respekt të madh për kundërshtarin”.

LEXO EDHE:

Back to top button