Bartomeu konfirmon: Setieni është i hequr!


Merr fund shumë shpejt aventura e Kike Setien në drejtimin e Barcelonës. Trajneri i katalanasve ka qenë i pari që ka paguar eliminimin me humbjen e turpshme 8-2 të skuadrës përballë Bajern Munihut në Ligën e Kampioneve, pa harruar këtu edhe dështimin në kampionat.

Menjëherë pas sfidës, i pyetur nëse jepte dorëheqjen, Setien tha që ishte në dorën e drejtuesve një vendim i tillë pasi ai nuk largohej. Drejtuesit e klubit kanë marrë vendimin për largimin e tij, siç e konfirmoi presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu, pas një mbledhje ku ishin të pranishëm edhe Abidal e drejtuesit e tjerë katalanas.

“Setien është i hequr”, ishin fjalët e tij për një gazetar të njohur spanjoll. Koment i shkrutër por që hap kështu skenare të reja për katalanasit që vihen në kërkim të një trajneri të ri.

LEXO EDHE:

Back to top button