Halep fiton në Pragë, befasi në Leksington


Alsat
17.08.2020 10:01
Tenistja numër 2 në botë, rumunia Simona Halep, triumfoi në turneun e Pragës. Ajo në finale mundi me rezultatin 2-0 (6-2, 7-5) belgen Elise Mertens. Tenistja rumune ende nuk ka vendosur nëse do të luajë apo jo në turneun e “US Open”, që nis më 31 gusht.
Ndërkohë në turneun e Leksington, triumfoi tenistja amerikane Xhenifer Bredi. Një triumf surprizë i tenistes 25-vjeçare, në suksesin e parë në karrierë. Ajo mundi në finale 2-0 (6-3, 6-4) zviceranen Xhill Teçman.