Aktori i serialit “Squid Game” falenderon fansat: Faleminderit që më bëtë milioner

Aktori i serialit “Squid Game”, Heo Seung-tae i cili luajti rolin e gangsterit Jang Deok-su, ka bërë një postim në Instagram, dedikuar fansave të tij.

Ai përmes këtij postimi i ka falënderuar ata për gjithë mbështetjen e dhënë, shkruan “The Independent”.

“Faleminderit që më bëtë milioner”, ka shkruar aktori në postimin e tij.

Ky shkrim u komentua shumë, sepse njerëzit mendonin se ai e kishte fjalën për pasuri, por në fakt po i referohej numrit të ndjekësve në Instagram.

LEXO EDHE:

Back to top button