“Kërkojmë nga udhëheqësia e Komunës së Çairit të bëj publike menjëherë se për cilat borxhe merret kjo kredi dhe cilat detyrime do të shlyhen dhe kush mban përgjegjësi. Qytetarët kanë të drejtë ta dinë nëse po paguajnë obligime të rregullta apo pasojat e keqmenaxhimit, punësimeve partiake dhe kontratave të dyshimta. Poashtu kërkojmë nga Komisioni Shtetëror për parandalimin e korrupsionit dhe Enti Shtetëror për Revizion të kontrollojnë furnizimet publike, kontratat dhe menaxhimin financiar të komunës së Çairit”, deklaroi Arlinda Shllaku, këshilltare në Komunën e Çairit, ASH./Alsat.mk.








