Akuzat ndaj Hamasit për dhunë seksuale, familjet e pengjeve pjesë e takimit të Këshillit të Sigurimit në OKB

Akuzat ndaj Hamasit për dhunë seksuale, familjet e pengjeve pjesë e takimit të Këshillit të Sigurimit në OKB

Një delegacion prej dhjetëra anëtarësh të familjeve të pengjeve izraelite në Gaza do të niset për në Nju Jork të hënën për të marrë pjesë në një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, të fokusuar në dhunën seksuale ndaj izraeliteve nga Hamasi, të përgatitur nga e dërguara speciale Pramila Patten.

Kjo është bërë e ditur nga zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu. Me këtë rast, kryeministri u takua me ministrin e Jashtëm Israel Katz, i cili do të kryesojë delegacionin, duke i uruar misionit sukses në “luftën për pozitën dhe drejtësinë e Izraelit”.

“Dëshmitë nga raportet që përshkruajnë atë që ndodhi me gratë tona më 7 tetor është gjëja më serioze që i është paraqitur OKB-së në lidhje me Izraelin. Populli i Izraelit nuk do ta pranojë atë që ka ndodhur dhe ne nuk do të ndalemi derisa OKB-ja ta shpallë Hamasin një organizatë terroriste”, u shpreh ministri Katz.

LEXO EDHE:

Back to top button