Akuzat për armë, djali i Joe Biden pritet të deklarohet i pafajshëm

Akuzat për armë, djali i Joe Biden pritet të deklarohet i pafajshëm

Djali i presidentit Joe Biden pritet të deklarohet i pafajshëm për akuzat penale të ngritura ndaj tij. Hunter Biden akuzohet se kishte mashtruar një shitës në vitin 2018 për t’i shitur atij armë.

Padia, e bërë në Gjykatën e Qarkut në Dalleuer, ngarkon Biden me tre akuza penale, që lidhen me faktin se ai ishte përdorues substancash narkotike gjatë asaj kohe, gjë që, sipas ligjit, ia ndalon posedimin e armës.

Mediat e huaja shkruajnë se djali i Biden u bë i varur nga substancat narkotike pas humbjes së vëllait të tij nga sëmundja e kancerit.

Kjo është hera e parë në historinë e SHBA që ngritet padi ndaj një djali ose vajze të një presidenti në detyrë. Nëse 53-vjeçari shpallet fajtor ai rrezikon një dënim prej 25 vitesh burg.

Ky nuk është i vetmi problem ligjor me të cilin përballet Hunter Biden. Ai pritej të pranonte fajësinë për akuzat për shkeljet për mospagimin në kohë të taksave, në një marrëveshje paraprake të arritur me prokurorët, ku përfshihej edhe fajësia për pronësinë e armës.

Megjithatë, marrëveshja u rrëzua në gjykatë, pasi gjykatësi ngriti pikëpyetje.

Akuzat dhe procesi gjyqësor ndaj tij, pritet të ndiqen me shumë vëmendje meqë përkojnë edhe me zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

LEXO EDHE:

Back to top button