Akuzë ndaj ish-ushtruesit të detyrës së drejtorit të ndërmarrjes komunale në Komunën e Gazi Babës
Akuzë ndaj ish-ushtruesit të detyrës së drejtorit të ndërmarrjes komunale në Komunën e Gazi Babës

Prokuroria Publike ka ngritur aktakuzë ndaj ish-ushtruesit të detyrës së drejtorit të ndërmarrjes komunale në Komunën e Gazi Babës për veprën penale Mashtrim në shërbim. Sipas aktakuzës, i pandehuri si drejtor i ndërmarrjes komunale gjatë vitit 2021 u ka mundësuar punëtorëve që nuk kanë ardhur në punë të marrin paga. Pas vendimit të mëparshëm të Bordit drejtues të ndërmarrjes publike për punësimin e personave të papunë për kryerjen e punëve publike për nevojat e Komunës së Gazi Babës, i pandehuri ka lidhur kontrata me shtatë persona. Kontratat janë regjistruar në të njëjtin numër dhe janë nënshkruar vetëm nga drejtori i akuzuar.
Për më tepër, ndonëse ka mbajtur evidencë për ta që i pandehuri i ka nënshkruar personalisht, gjoja se punëtorët e përkohshëm nuk kanë punuar në ndërmarrjen komunale në Gazi Babë dhe në data të caktuara për të cilat kanë marrë honorare, në fakt kanë qenë jashtë kufijve të vendit. Gjatë asaj kohe, ata janë evidentuar se kanë kryer angazhimet për të cilat kanë lidhur kontrata dhe u është paguar kompensimi monetar, i cili gjithsej për të shtatë personat ka arritur në 880.516 denarë. Për shkak të, siç thotë prokuroria, peshës serioze së veprës penale, së bashku me aktakuzën, në Gjykatë është parashtruar edhe kërkesë për caktimin e masës së sigurisë ndaj të akuzuarit – respektivisht ndalim daljeje nga vendbanimi, detyrim që herë pas here të paraqitet te personi zyrtar dhe marrja e përkohshme e pasaportës. /alsat.mk