Shaqiri: Ligji për përfaqësim të drejt, shumë shpejt do jetë gati

Shaqiri: Ligji për përfaqësim të drejt, shumë shpejt do jetë gati

Deputeti i koalicionit VLEN, Rijan Shaqiri në intervistën për Alsat theksoi se ligji për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat në administratën publike i cili do ta zëvendësojë balancuesin do të jetë gati shumë shpejtë, ndërkaq sipas tij i njëjti do të jetë gjithëpërfshirës dhe synimi është që shqiptarët të përfshihen në institucionet ku nuk janë përfaqësuar për prej kur ekziston shteti.

“Nuk bëhet me qëllimin për t’u prolonguar, por bëhet për t’u bë një ligj më gjithëpërfshirës, kështu që nuk ka ndonjë shqetësim në këtë drejtim dhe besoni se për shumë kohë të shkurtër edhe ne si grup parlamentar do të kyçemi në drejtim të asaj që ta institucionalizojmë këtë ligj në kuadër të trupave punues të parlamentit”.
“Ky ligj do të jetë gjithëpërfshirës ku do të ngërthen në vetvete edhe institucionet të cilat 23 vite apo prej se ekziston Maqedonia si shtet nuk kanë qenë të përfaqësuar nga shqiptarët. Çfarë nënkupton kjo? Po kemi institucione që nuk kemi pasur shqiptarë aspak”, tha Rijad Shaqiri, deputet i Koalicionit VLEN. /alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button