Akuzohet për korrupsion, ish mbreti i Spanjës prej 3 gushtit është në EBA – ALSAT-M


Ish mbreti i Spanjës Huan Karlos nga data 3 gusht qëndron në Emiratet e Bashkuara Arabe, deklaroi sot zëdhënësi i familjes mbretërore.

Huan Karlosi në deklaratën e publikuar më 3 gusht theksoi se ai do të largohet nga vendi, por nuk e theksoi destinacionin e fundit.

Vendimi i 82 vjeçarit Huan Karlos të largohet nga Spanja dhe të jetojë në një shtet tjetër vijoi pas akuzave për përfshirjen e tij në korrupsion.

Mbreti spanjoll Felipe i Gjashtë i shprehu falënderim babait të tij për vendimin e tillë dhe theksoi “rëndësinë historike”, që qeverisjen e Huan Karlosit e prezanton për demokraci në Spanjë pas diktaturës fashiste të Francisko Frankos.

Gjykata Supreme spanjolle hapi hetim në qershor për përfshirjen e Huan Karlosit në arritjen e marrëveshjes për hekurudhë të shpejtë në Arabinë Saudite, pasi gazeta zvicerane publikoi se ish mbreti spanjoll ka marrë 100 milionë dollarë nga mbreti i ndjerë saudit Abdullah.

Atëherë Karlosi, gjoja, ka transferuar një pjesë të madhe të atyre parave një ish miku, ndërsa hetuesit konsiderojnë se është e mundur të punohet për tentim që të fshihen paratë nga organet kompetente.

Viteve të fundit nga qeverisja e Huan Karlosit ishin shënuar me skandale, dhe ai në vitin 2014 abdikoi në dobi të birit të tij, me çfarë e humbi imunitetin që i garantonte Kushtetuta spanjolle.

LEXO EDHE:

Back to top button