Al-Ahli gati të “rrëmbejë” mesfushorin e Atletiko Madrid

Pas një karriere të gjatë të shpenzuar në La Liga, mes Atletiko Madridit dhe rivalëve të tyre “galaktikëve”, tashmë e ardhmja e mesfushorit spanjoll, Markos Llorente, duket shumë larg “bardhekuqve” të Madridit.

Sipas raportimeve më të fundit nga mediat spanjolle, Aletiko ka arritur një marrëveshje të plotë me sauditët e “Al-Ahli”, me këta të fundit që do të derdhin 20 milion euro në arkat e spanjollëve për kartonin e Llorente.

Përsa i përket kontratës personale të 28-vjeçarit, ende nuk është bërë asgjë me dije dhe pritet që të zbulohet më shumë kur të përfundojnë ekzaminimet mjekësore të spanjollit, të cilat priten të zhvillohen javën e ardhshme.

LEXO EDHE:

Back to top button