Al Khelaifi, me 8 goditje të reja në merkaton e verës

Gazeta franceze e “L’Equipe” siguron se klubi i Al Khelaifi është gati për një tjetër revolucion të madh me miliona euro në merkato.

Synimi është të fitojnë Ligën e Kampionëve dhe sheiku, shkruajnë në Francë, nuk do të kursehet fare. Luis Campos ka bërë tashmë kontaktet e para me disa nga lojtarët që do të dëshironte të sillte në Paris verën e ardshme dhe në listën e emrave fillonë me Skriniar e mbaron me Osimhen. Negociatat për sulmuesin e Napolit, i cili ka kontratë më të kaltërit deri në vitin 2026, nuk do të jetë aspak i lehtë edhe sepse, siç e pranoi vetë nigeriani, ai ëndërron Premier Ligën në të ardhmen, por ditët e fundit do të kishte pasur një takim sekret midis Kamposit dhe agjentit të Osimhen në Paris.

Me 19 gola në 21 ndeshje të ligës, nigeriani po e tërheq Napolin drejt Skudetos që u mungon prej 33 vitesh. De Laurentiis e ka theksuar se do të duhet mbi 100 milionë euro ofertë për ta bindur atë që ta lërë Osimhen të largohet, dhe thuhet se PSZH është e gatshme të ofrojë 150 milionë euro, një shumë që vështirë se do të refuzohet. Galtier pritet të largohet dhe PSZH po ëndërron Zidane në krye të stolit. Goditja e parë do të jetë Milan Skriniar nga Interi, mbrojtësi i cili refuzoi rinovimin me zikaltërit dhe bëri një marrëveshje me ekipin francez. Objektiva të tjera janë Sangare, Pau Tores, Kone, Bernardo Silva, Gonzalo Ramos dhe Çerki.

LEXO EDHE:

Back to top button