Lajçak në Kosovë, zhvillon takime me opozitën

Lajçak në Kosovë, zhvillon takime me opozitën

I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak në ditën e dytë të vizitës së tij në Kosovë ka zhvilluar takime me partitë opozitare. Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi, në një konferencë për media pas takimit me emisarin e ka thënë se ka shprehur rezerva mbi Marrëveshjen për normalizimin e raporteve me Serbinë. Ai tha se PDK-ja e sheh atë si një “marrëveshje të përkohshme” që nuk e ka në qendër njohjen e ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë por e ka në qendër Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Parita tjetër në opozitë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), përmes nënkryetarit të saj, Ardian Gjini, pas takimit me Lajçak, ka ripërsëritur qëndrimin përkrahës ndaj planit evropian. Pas takimeve në Prishtinë, Lajçak këto ditë do të vizitojë edhe Beogradin.

“Pa njohje të ndërsjellë ne do të kemi vazhdim të dialogut, ashtu siç e parasheh neni 6 i marrëveshjes; do të ketë pra një vazhdimësi të pafundme të këtij procesi i cili do të jetë kush e di sa i gjatë, por që krijon një status-quo të re, e cila nuk e përfundon konfliktin e ngrirë me Serbinë”, tha Memli Krasniqi, kryetar i PDK-së.

“E ripërsëritëm qëndrimin e Alencës, se ka të arritura serioze në këtë dokument. E kuptojmë që nuk është njohja de-jure e Kosovës, mirëpo e kuptojmë që marrëveshja përmban elemente të cilat krijojnë marrëdhënie krejt të reja në Ballkan, e posaçërisht mes Kosovës dhe Serbisë, krijojnë rrethana që e nxjerrin Kosovën në situatë krejt tjetër”, deklaroi Ardian Gjini, nënkryetar i AAK-së. /Alsat.mk

LEXO EDHE:

Back to top button