Opozita para Qeverisë: “Kurti të kthehet në Kuvend dhe t’i hapë rrugë institucioneve të reja”
Deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës, drejtorë e aktivistë të këtij subjekti politik në Prishtinë, por edhe deputetë të Aleancës kanë qëndruar edhe sot para godinës së Qeverisë, duke kërkuar që kryeministri në detyrë, së bashku me ministrat ta lirojë objektin. Ata kanë kërkuar nga Kurti që të mundësojë vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit. Opozita akuzon se Kosova po stagnon ndërsa pasojat po i ndjejnë qytetarët.
“Jemi këtu për të përsëritur edhe një herë kërkesën tonë për kthim të kushtetutshmërisë dhe të ligjshmërisë. Nga këtu i themi deputetit Kurti që të kthehet në Kuvend, t’i hap rrugë krijimit të institucioneve të reja sepse Kosova është projekt shekullor i shumë brezave dhe nuk mund ta shkatërroj askush, as deputeti Kurti”. – Blerta Deliu, PDK.
“Mandati është i yni, i deputetëve që na ka dhënë populli. Këtë mandat nuk guxon as Albin Kurti as askush tjetër na e merr dhe veprimet që po e pengojnë moskonstituimin e Kuvendit”. – Besnik Tahiri, Aleanca.








