Al Nassr “deklason” mediat dhe zbulon të vërtetën e kontratës

Raportet mediatike pretendojnë se Ronaldo do të fitojë 200 milionë euro (177 milionë £) për të promovuar ofertën mbi pagën e tij vjetore. Por klubi arab ka reaguar, duke saktësuar se “marrëveshja e tij nuk përfshin angazhime si ambasador në kuadrin e një oferte për ta zhvilluar aty Kupën e Botës 2030.

Fokusi i tij kryesor është tek Al Nassr dhe të punojë me bashkëlojtarët e tij për të ndihmuar klubin të arrijë suksesin”.

Kapiteni i Portugalisë iu bashkua skuadrës saudite si lojtar i lirë muajin e kaluar, pasi u largua nga Mançester Junajted, pas një interviste të diskutueshme në të cilën ai kritikoi klubin nga “Old Trafford”. Ai do të bëjë debutimin me Al Nassr më 22 janar kundër Ettifaq, por para kësaj mund të luajë në një ndeshje miqësore kundër Paris Sen Zhermenit të Lionel Mesit.

Arabia Saudite thuhet se po shqyrton një ofertë të përbashkët për të pritur Kupën e Botës 2030 me Greqinë dhe Egjiptin.

LEXO EDHE:

Back to top button