Al Nassr pas Ronaldos, kërkon mesfushorin e Barcelonës

Al Nassr sërish është kthyer në qendër të vëmendjes. Mediat britanike informojnë se skuadra arabe ka dërguar një ofertë në drejtim të mesfushorit të Barcelonës, Serhio Buskets, pasi që kompletoi transferimin e Kristiano Ronaldos. Një burim i klubit për “ESPN” informon se Al Nassr janë gati që t’i paguajnë atij një pagë neto rreth 13 milionë euro në vit, që ta transferojnë atë në Arabinë Saudite.

Skuadra e Major Ligës, Inter Miami po ashtu janë interesuar për të nënshkruar me ish përfaqësuesin e Kombëtares së Spanjës, i cili kohëve të fundit është i dhënë me idenë për të luajtur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bisedimet mes Buskestit dhe Inter Miami pritet që të zhvillohen në muajt në vijim, por ende nuk ka një marrëveshje që do ta dërgonte atë në MLS.

Në të njëjtën kohë, Al Nassr ka bërë përpjekje për të nënshkruar me kapitenin e Barçës, pasi që ata vazhdojnë të synojnë transferimin e emrave të mëdhenj në fudsit, ashtu sikurse bën me Ronaldon javën e kaluar. Mesfushori i Çellsit, N’Golo Kante po ashtu pritet të mbetet pa kontratë në verë dhe skuadra saudite përsëri është e lidhur me një kalim në Arabi.

LEXO EDHE:

Back to top button