“Al Nassr” tund bankën për hir të Zinedin Zidanit

Sipas raportimeve të mediave saudite, skuadra e Kristiano Ronaldos, AL Nassr, i ka ofruar një kontratë dy vjeçare me një pagë totale prej 120 milionë eurosh, për ta bindur Zinedin Zidanin qw të transferohet në vendin aziatik.
Zidan nuk ka dhënë ende përgjigjen e tij për drejtuesit e klubit, të cilët janë në kërkim të një trajneri të ri për ekipin e tyre pas largimit të Rudi Garsia.
Deri para pak kohësh, Dinko Ziliçiç ka qenë teknik zyrtar në Al Nassr, ndërsa Paris Sen Zhermeni ka qenë i interesuar për Zidanin prej kohësh.