Befasitë s’kanë të ndalur, Majami mund Milluokin

Befasitë në ndeshjet e para të çerekfinales në “Play Off”-in në NBA, në të dyja Konferencat, nuk kanë të ndalur. Majami, që u kualifikua pas fazës “Play In”, fitoi 130-117 në fushën e Miluokit, ekipit me rezultatin më të mirë në sezonin e rregullt. Xhimi Batler me 35 pikë e 11 kërcime ishte lider për Majamin, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Midëlltonit. Por lajmi më i keq për Backs është dëmtimi i Xhianis Antetokounmpo, që u vra në shpinë pas një rrëzimi, pas vetëm 10 minutash lojë.

Befason edhe ekipi i Los Anxhelos Lejkers, që fitoi 128-112 në fushën e Memfisit, duke bërë një ndeshje të mirë. Pesë lojtarë të Lejkersit realizuan mbi 19 pikë, çka tregon për forcën e kolektivitetit. Haçimura me 29 pikë ishte pikëshënuesi më i mirë, ndërsa 31 pikët e Xhaksonit për vendasit mbetën për statistikë.

Befason edhe Los Anxhelos Klipers, që falë 38 pikëve të Kavhi Leonard, mundi 115-110 Feniksin. Durant e Buker realizuan 53 pikë së bashku, por që s’mjaftuan.

Nuk zhgënjen Denver Nagets, që mundi 109-80 Minesota-n, ndeshje e fituar pa probleme nga vendasit ku Marej me 24 pikë ishte më i miri në terren.

 

Çerekfinale – Konferenca e Lindjes

Philadelphia – Brooklyn, (1-0)

Boston – Atlanta, (1-0)

Cleveland – New York, (0-1)

Milwaukee – Miami, 117-130 (0-1)

 

Çerekfinale – Konferenca e Perëndimit

Sacramento – Golden State, (1-0)

Memphis – Lakers, 112-128 (0-1)

Phoenix – Clippers, 110-115 (0-1)

Denver – Minnesota, 109-80 (1-0)

LEXO EDHE:

Back to top button